Arrestohet i dyshari i dytë për vrasjen e 26 vjeçarit nga Prizreni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshari i dytë për vrasjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

    Insajderi
    08 July 2024 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë në lidhje me vdekjen e 26-vjeçarit të therur me thikë në Prizren.

    Siç thuhet në njoftimin e policisë, arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Mosdhënia e ndihmës”, si dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, për rastin e 6 korrikut, në lagjen Bazhderana në Prizren.

    “Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Lëndim i Rende trupor” neni 186, parag.5 “Mosdhënia e ndihmës “ Neni 188 parag.4 si dhe “ Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve te tyre “ neni 378, par.1, pika 1.3. Njësiti i hetimeve rajonale të policisë ne Prizren me datën 08.07.2024, përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995), mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.

    I dyshuari thuhet ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryesin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihmë viktimës.

    Në lidhje me rastin, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e të dyshuarit H.B.

    Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

    Rasti po hetohet nga njësiti i hetimeve të sektorit rajonal në Prizren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark