Dje në fshatin Kaliqan të komunës së Istogut, rreth orës 04:00 është arrestuar një burrë, pasi i njejti në gjendje të dehur ka djegur shtëpinë e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, ndërkaq nuk është raportuar për të lënduar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi