Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë në Obiliq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë në Obiliq

    Insajderi
    12 January 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është intervistuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 05.01.2023, në rrugën “Rasim Hashani”, në Obiliq, ku pas një përleshje, nga një mjet i mprehtë (thikë), ka mbetur i lënduar një person.

    Sipas policisë i dyshuari është dorëzuar.

    “Kërkimet e vazhdueshme nga ana e policisë, kanë bërë që sot personi i dyshuar mashkull i mitur, të dorëzohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës për punë sociale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

    “Ndërkohë që personit të parë të arrestuar ( me 6 janar 2023), po për të njëjtën vepër i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark