Arrestohet i dyshuari për krim kibernetik, ishte dënuar me rreth dy vjet burgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për krim kibernetik, ishte dënuar me rreth dy vjet burgim

    Insajderi
    20 August 2025 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stacioni Policor në Mamushë, më datë 18.08.2025, ka realizuar me sukses urdhër-arrestin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të dënuarit M. J., mashkull, 38 vjeç nga Mamusha.

    Ai ishte i dënuari ishte shpallur fajtor për veprat penale: falsifikim të dokumentit zyrtar (neni 427 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe Hyrje të paautorizuar në rrjetet kompjuterike (neni 277/D paragrafi 2 i Ligjit Nr.08/L-188)

    “Me vendim të formës së prerë, Gjykata e ka dënuar me 22 muaj burgim efektiv. Patrulla policore, pas një pune të përkushtuar në rrugët operative, ka lokalizuar dhe arrestuar të dënuarin, duke e dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, në përputhje me vendimin gjyqësor”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark