Arrestohet i dyshuari për rastin vrasje e rëndë në tentativë në "Rrugën B" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për rastin vrasje e rëndë në tentativë në “Rrugën B”

    Insajderi
    25 April 2024 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë K.K., 34-vjeç, nën dyshimet për rastin “vrasje e rëndë në tentativë” të ndodhur më datë 17.02.2024 në rrugën “B” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Bëhet me dije se i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

    “Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës në bashkëpunim edhe me policinë e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar një person i  dyshuar për rastin vrasje e rëndë në tentativë të ndodhur më datë 17.02.2024 rreth orës 19:45, në rrugën “B” në Prishtinë“, thuhet në njoftim.

    Policia shton se arrestimi erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

    “Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë në Tentativë”, kanë deklaruar nga Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark