Ishte në kërkim që nga muaji prill, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte në kërkim që nga muaji prill, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

    Insajderi
    08 October 2025 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar i dyshuari për vrasje në tentativë, në një rast që kishte ndodhur më 23 prill të këtij viti në Prishtinë.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ishte në kërkim. I njëjti është arrestuar mbrëmë.

    28 vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë

    “Mbrëmë nga njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar personi i dyshuar që ishte në kërkim për rastin Vrasje në Tentativë, të ndodhur me datë 23.04.2025 në rrugën Rexhep Krasniqi.

    Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

    Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka njoftuar Policia e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    08 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark