Arrestohet i dyshuari që dërgoi e-mail kërcënues në Prokurori të Shtetit, Polici e UP - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari që dërgoi e-mail kërcënues në Prokurori të Shtetit, Polici e UP

    Insajderi
    22 May 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polica e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person në Prishtinë i cili dyshohet se përmes e-maileve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në drejtim të Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës.

    Atij i janë gjetur dhe sekuestruar një laptop, një tablet dhe një telefon.

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Njoftimi i plotë:

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore disa mujore, në bashkërendim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, nën dyshimin se një i dyshuar është përfshirë në veprën penale ‘kanosje’, sot më 22.05.2025, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës ku është zhvilluar kontrolli në një lokacion në Prishtinë. Gjatë kontrollit kanë asistuar edhe njësi tjera policore.

    Dyshohet se personi i dyshuar, në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-maileve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në drejtim të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës, Universitetit të Prishtinës, si dhe në drejtim të zyrtarëve të këtyre institucioneve.

    Gjatë këtij operacioni policor është arrestuar i dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘kanosje’ dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisjet të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

    Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një laptop, një tablet dhe një telefon. I dyshuari me vendim të prokurorit ndalohet për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark