
Drejtoria rajonale e policisë nё Pejë, stacioni policor në Istog, sot ka realizuar një aksion për arrestimin e një personi të shumëkërkuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njёsitet e stacionit policor nё Istog, tё mbështetura nga Njёsiti pёr reagim tё shpejtё DRP- Pejё kanë arrestuar Dukagjin Ademajn.
I dyshuari nga fshati Lubovë i Istogut i moshës 40-vjeçare është i kërkuar për veprat penale ‘vjedhje e rёndё’ dhe ‘pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm’.
Pas arrestimit i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet personi i dyshuar i cili kёrkohej për veprat penale ‘vjedhje e rёndё’ dhe ‘pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm’
Pejë, 18 mars 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datёn 18.03.2025, nё kuadёr tё zbatimit tё planit operativ ‘arrestimi i personave tё kёrkuar’, sot me datёn 18.03.2025 rreth orёs 06:00, njёsitet e Stacionit Policor nё Istog, tё mbështetura nga Njёsiti pёr Reagim tё Shpejtё DRP Pejё, kanё realizuar njё operacion policor tё planifikuar pёr arrestimin e personit tё kёrkuar:
• D. A. i lindur me 1985
I dyshuari ishte shpallur nё kёrkim përmes kёrkesёs pёr bashkёpunim, i cili kёrkohej pёr disa vepra penale nga gjykatat kompetente.
Pas arrestimit i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё.