Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’’ me dënim burgimi prej tre vitesh.
Z.B, 40-vjeçar, pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në një njoftim.