Arrestohet i moshuari në Durrës, plagosi 70-vjeçarin për lojën domino - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i moshuari në Durrës, plagosi 70-vjeçarin për lojën domino

    Insajderi
    29 July 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar i moshuari i cili plagosi rëndë me thikë një tjetër gjatë një konflikti për motive të dobëta.

    Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

    Në momentin e kapjes, autori kishte me vete thikën me të cilin kreu plagosjen.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në zonën pranë sheshit “Pranvera”, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë në kohë reale.

    Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës.

    Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë.

    I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve.

    Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin u krye plagosja, raporton Top Channel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark