Arrestohet i riu që sulmoi babanë e tij për një veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i riu që sulmoi babanë e tij për një veturë

    Insajderi
    08 May 2022 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pjetërshticë të Shtimes pasi që ka kanosur babanë e tij.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:28, thuhet në njoftimin e policisë rajonale të Ferizajt.

    Policia me këtë rast ka arrestuar personin me inicialet L.G. (32), i cili shkak i një mosmarrëveshje për një veturë, kanosi babanë e tij S.G. (61) dhe shkaktoi dëme materiale në garazhin e veturës.

    I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark