Është arrestuar kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me urdhër të SPAK’ut.
Siç raporton ABC News, Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
“Arrestimi iIlir Metës ka ardhur me urdhër të 3 prokurorëve të posaçëm. Kemi të bëjmë me hetimin pikërisht me në krye vetë Altin Dumanin. Bëhet fjalë për CEZ DIA dhe pastrim të parave”, thuhet në raportimin e këtij mediumi.