Arrestohet ish-drejtori i urbanizimit në Gjilan për keqpërdorim të detyrës zyrtare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet ish-drejtori i urbanizimit në Gjilan për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Insajderi
    01 June 2022 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se pas disa hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar për 48 orë, ish drejtorin e Urbanizmit në Gjilan, Bekim Bajrami, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, për Bajramin ekzistonte dyshimi se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së”.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njoftom se pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim Policinë e Kosovës- NJHRKEK ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë, ish drejtorin i Urbanizmit ne Komunën e Gjilanit, tani të dyshuar B.B, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Gjithashtu në njoftim thuhet se ai kishte lëshuar leje të ndërtimit pa plotësuar kushtet ligjore.

    “I njëjti, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, ka lëshuar leje të ndërtimit pa u plotësuar kushtet ligjore”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark