Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së

    Insajderi
    11 May 2017 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në mesditë, Haki Hajdarin i dënuar me 6 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

    Hajdari i njohur si Haki Drenica ka qenë person i kërkuar që nga viti 2014. Ai nuk ishte paraqitur për kryer vuajtjen e dënimit.

    Burime nga Policia i kanë thënë Insajderit se Hajdari është arrestuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

    Hajdari është i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile të kryera në një bazë të UÇK-së në Cahan të Shqipërisë.

    Bashkë me të ishte dënuar edhe Sabit Geci me 15 vjet burgim për katër pika të aktakuzës për krime të kryera në dy kampe të UÇK-së në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. Riza Alijaj ishte dënuar më 12 vjet burgim për krime lufte në Cahan dhe Shaban Hoti me 7 vjet./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    Lajme
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark