Arrestohet ish-punëtori i Postës, policia ia gjen në shtëpi 2026 dërgesa të pa dorëzuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet ish-punëtori i Postës, policia ia gjen në shtëpi 2026 dërgesa të pa dorëzuara

    Insajderi
    05 October 2021 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (M.B. ) si dhe është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të lartcekur ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi (dërgesat postare) të pa dorëzuara nga i dyshuari i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre tek palët e adresuara gjatë kohës sa ka qenë punëtorë i Postës së Kosovës.

    Dëshmitë dhe provat e gjetura dhe sekuestruara janë si në vijim:

    682 Shkresa të Gjykatës

    512 Fatura të tatimit mbi pronë

    337 Fatura te Valës

    57 Dërgesa Ndërkombëtare

    200 Shkresa të Trustit

    197 Fatura të Bankave

    7 Shkresa të Ministrisë së Bujqësisë

    18 Dërgesa nga Komuna e Lipjanit

    1 Dërgesë nga AKP

    14 Dërgesa nga Përmbaruesit privat

    1 Dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor

    Sipas njoftimit të Policisë, në total (2026) dërgesa të ndryshme të pa dorëzuara që i dyshuari kishte obligim ti dorëzonte tek palët e adresuara në bazë të detyrës së tij zyrtare.

    Me këto veprime personi i dyshuar (M.B,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar”.

    “Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga PTH-Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark