Arrestohet ish-shefi i xhandarmërisë serbe, planifikonte sulme në Mal të Zi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet ish-shefi i xhandarmërisë serbe, planifikonte sulme në Mal të Zi

    Insajderi
    16 October 2016 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup 15-anëtarësh, ndër të cilët edhe ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq, është arrestuar mbrëmë natën para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në rrethinën e Podgoricës, njoftuan mediet serbe.

    Burime jozyrtare të B92 kanë thënë se grupi ka qenë i armatosur, ndërsa gjatë natës së kaluar është zbuluar vendndodhja e tij në afërsi të kryeqytetit, dhe i njëjti është arrestuar.

    Më herët televizioni Pink M publikoi se grupi i udhëhequr nga Dikiq ka hyrë në Mal të Zi me sasi të mëdha armatimi dhe municioni, me qëllim që të shkaktojë konflikte të armatosura, madje edhe likuidime.

    Qarqe policore jo zyrtarisht kanë njoftuar se grupi në fjalë ka hyrë në Mal të Zi “në bazë të marrëveshjes me një grupacion politik”, me qëllim që të shkaktojnë konflikt të armatosur në ditën e zgjedhjeve parlamentare, shkruan Gazeta Express.

    Në Mal të Zi sot mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Drejtoria e policisë malazeze para tri ditëve paralajmëroi mundësinë që gjatë natës zgjedhore në vend të shkaktohet dhunë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark