×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet kadeti i Policisë së Kosovës – dyshohet se dhunoi të miturën në Lipjan

    Insajderi
    02 July 2024 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një e mitur po dyshohet se është dhunuar nga një kadet i Policisë së Kosovës në Lipjan. Viktima ishte deklaruar e zhdukur nga babai i saj me datë 30 qershor të këtij viti.

    Për rastin janë deklaruar nga Insepktorati i Policisë së Kosovës.

    Zëdhënësi i këtij institucioni, Arbër Beka konfirmoi për Insajderi se kadeti policor tashmë është arrestuar dhe që prokurori i ka caktuar masën fillestare, prej 48 orëve.

    Kadeti është duke hetuar nën dyshimin e veprës penale “dhunim”.

    “Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së”, tha ai në përgjigje për Insajderin.

    Si pjesë e procedurës është njoftuar AKSP dhe PK, bëri me dije Beka.

    E mitura ishte deklaruar e zhdukur nga babai i saj me datë 30.06.2024.

    “Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark