Arrestohet kandidati për deputet në Shqipëri, kapet me kokainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet kandidati për deputet në Shqipëri, kapet me kokainë

    Insajderi
    07 May 2025 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë, Ergys Isufin, kandidatin për deputet të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Vlorës.

    Isufi ra në pranga pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë.

    Sipas burimeve të Euronews Albania, gjatë kontrollit policor, Isufi është përpjekur fillimisht të largohet nga vendi i ngjarjes, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e rendit.

    Ngjarja ka ndodhur në ambientet e qytetit bregdetar, ndërsa pritet që ndaj tij të ngrihen akuzat për “posedim të lëndëve narkotike” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

    Policia e Sarandës po vijon veprimet procedurale dhe hetimet për të zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes.

    Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” lidhur me arrestimin e kandidatit të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark