Një 45-vjeçar nga Kosova është arrestuar sot nga Policia e Beratit pasi dyshohet se e ka dhunuar nipin e tij të moshës tetë-vjeçare.
Në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat thuhet se këtë rast në polici e kishte raportuar e motra e të dyshuarit B.K. e cila jeton me fëmijën e saj në Berat.
“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e policisë së Pikës Kufitare Morinë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. K., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur””.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar. Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.