Arrestohet kosovari në pikën kufitare në Maqedoninë e Veriut, prezantoi patentë shoferi fals - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet kosovari në pikën kufitare në Maqedoninë e Veriut, prezantoi patentë shoferi fals

    Insajderi
    27 April 2025 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë në këtë shtet me dokument të falsifikuar.

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rasti ka ndodhur më 15 prill 2025 në pikën kufitare “Tabanoc”, ku gjatë kontrollit të dokumenteve, personi me inicialet A.S., 37-vjeçar, ka paraqitur një patentë shoferi të falsifikuar.

    Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ka ngritur kallëzim penal kundër A.S. (37) nga Kosova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të ‘falsifikimit të dokumentit’. Me datë 15.04.2025, në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’, në hyrje të shtetit, i dyshuari ka paraqitur për kontrollim patentë shoferin e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark