Arrestohet krijuesi i lojës vrasëse ‘Balena Blu’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrestohet krijuesi i lojës vrasëse ‘Balena Blu’

    Insajderi
    14 June 2017 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Truri” i dyshuar për shpikjen e lojës vrasëse “Balena Blu” që i ka marrë jetën shumë të rinjve në rrjetet sociale, është arrestuar në Rusi.

    Ilya Sidorov, 26 vjeç, u akuzua se ka inkurajuar të rinjtë të lëndojnë veten dhe të vrasin veten e tyre në një lojë të quajtur “sfida e balenës blu”, që është e lidhur me më shumë se 130 vdekje.

    Fëmijët që i bashkohen lojës thuhet të presin veten, të shohin filma horror, apo të rrinë dhe pa gjumë gjithë natën pas një serie kërkesash për dëmtimin e shëndetit mendor.

    Në ditën e 50 të sfidës thuhet se ata kryejnë vetëvrasje, përcjell javanews.al. Sidorov thuhet se ka rekrutuar 32 fëmijë shkolle në grupin e tij para arrestimit dramatik në Moskë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark