Arrestohet sërish kryeshefi i KRU “Gjakova”  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet sërish kryeshefi i KRU “Gjakova” 

    Insajderi
    18 March 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hasan Krasniqi, kryeshef i KRU “Gjakova” është arrestuar sot. Ai dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Sipas Prokurorisë Speciale ai u arrestua pas një aksioni që u realizua në Gjakovë nga Krimet Ekonomike.

    “Ju informoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë.

    Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K.,  të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili  me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë”, njoftuan nga Prokuroria Speciale.

    Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar  dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin, si dhe janë sekuestruar: një Lap-Top, një telefon mobil Samsung Galaxy S22, para 22.205,00 Euro, Barka Ranier Ëit dhe dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.

    Insajderi dje ka raportuar se është ngritur kallëzim Penal kundër Hasan Krasniqit për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik lidhur me një tender të Ndërmarrjes,

    Kallëzimi Penal është ngritur nga kompania e dëmtuar “Ilir Noshi B.I”.

    Në kallëzimin penal që ka siguruar Gazeta Insajderi, kryeshefi Hasan Krasniqi, po akuzohet për veprat penale: Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës -Cënimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike- Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik

    Kujtojmë se Hasan Krasniqi, kryeshefi i KRU “Gjakova” ishte arrestuar edhe më parë. Ai u kap në Bullgari me 19 shkurt të vitit të kaluar. Ndaj tij kishte urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga policia italiane. Krasniqi akuzohet për trafikim me qenie njerëzore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark