Kryetari i komunës së Ulqinit dhe kryetar i këshillit lokal të Partisë Demokratike të Socialistëve Loro Nrekiq, dhe tre zyrtarë të komunës, sot janë arrestuar sipas urdhërit të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.
Sipas mediave malazeze, ata janë arrestuar për shkak të dyshimit për punësim partiak.
Përveç Nerkiqit, janë arrestuar edhe Sead Osmanoviq, sekretar i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit, Mustafa Gorana, sekretar i Sekretariatit për Punë Komunale dhe Mbrojtje të Ambientit, Saubih Mehmeti, drejtor i Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Milazim Mustafa ,sekretar i Policisë Komunale dhe ish kryetar i Kuvendit të Ulqinit.
Me këtë rast Dritan Abazoviq ka shkruar në Twitter: “U arrestua kryetari i komunës së Ulqinit dhe disa zyrtarë tjerë. Arsyeja – punësimi partiak!
Le të konfirmojë gjykata se si arrihet deri te fitoret në zgjedhje. Qytetarët e kanë të qartë.
Qeveria është e vendosur që t’i vihet fund kësaj!”
Prokuroria i ngarkon për punë jo të ndërgjegjshme në detyrë./Insajderi.org.