×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Arrestohet kunati i Ervis Martinaj – i zhdukur nga 2022-ta, bënte jetë luksi në Portugali

    Insajderi
    20 July 2024 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar në Lisbonë të Portugalisë,  Arben Kaçorri, kunati i Ervis Martinajt, i cili rezultonte i zhdukur.

    Mediat portugeze raportojnë se ai jetonte prej 11 vitesh në një apartament luksoz në Lisbonë.

    I dënuar në Itali me gati 22 vite burg për vrasje, Kaçorri kaloi pa u vënë re, duke mos e ndalur asnjëherë veprimtarinë e tij kriminale. Në të njëjtën ndërtesë, vetëm një kat më lart, jetonte Icaro Leddy Gouveia, një operativ i mafias Mocro, i njohur si mafia marokene, por që vepron kryesisht në Holandë.

    Së bashku, të dy burrat dyshohet se drejtuan një rrjet kushtuar trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili operonte në Portugali dhe Holandë. Dhe gjithçka e kishin vendosur dhe koordinuar nga ajo ndërtesë.

    Sipas autoriteteve portugeze, atyre iu janë sekuestruar “sasi të mëdha parash, disa automjete të nivelit të lartë, mallra luksi, sisteme komunikimi dhe pajisje të ndryshme kompjuterike”.

    Kaçorri është kunati i Ervis Martinajt, i njohur si “Mbreti i lojërave të fatit”, i zhdukur që prej gushtit 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark