Praktika e postimit të pyetjeve dhe përgjigjeve të testit të maturës në rrjetin social Facebook është bërë një gjë e përvitshme në Kosovë, njëjtë ka ndodhur edhe këtë vit.
Në raportin 24 orësh të policisë njoftohet se një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e testit të maturës në rrejtin social “Facebook”.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet më tej në raport.
Edhe vitet e kaluara janë publikuar testet e maturës në rrjetet sociale por nuk është arrestuar asnjë person. /Insajderi.com