Arrestohet me mbi 16 gramë kokainë, i konfiskohen para dhe telefon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet me mbi 16 gramë kokainë, i konfiskohen para dhe telefon

    Insajderi
    05 October 2025 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në orët e hershme të së shtunës në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli policor iu gjetën mbi 16 gramë kokainë.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një mashkull kosovar, është ndaluar nga njësitet policore rreth orës 02:35, ndërsa gjatë kontrollit fizik në trup – përkatësisht në xhemper – i janë gjetur 16.03 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

    Gjatë kontrollit, policia i ka konfiskuar gjithashtu një telefon celular dhe 1,285 euro para të gatshme.

    Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark