Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjakovë një person, shqiptar me nënshtetësi zvicerane, nën dyshimin se i ka ofruar një zyrtarit policor mito prej 50 frangash zvicerane me qëllim të mosprocedimit të rastit.
I dyshuari ka qenë duke u intervistuar për një rast të prishjes së rendit.
Siç njofton Policia e Kosovës, ai është arrestuar dhe dërguar për mbajtje./Insajderi.com