Mjeku i Institutit të Higjenës Niko Nikaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës nën akuzën e korrupsionit. Ndaj tij ishte dhënë masa e ”arrestit me burg” nga ana e GJKKO-së.
Report TV ka zbardhur një pjesë të përgjimeve se si Niko Nika ndërhynte te mjekët që t’u bëhej tamponi jashtë radhe kundrejt shumave të parash.
Korrupsioni me tamponin për COVID-in
Në datë 18 qershor një person, Gentian Qesku telefonon Niko Nikën dhe i kërkon që të ndërhyjë që të bëjë një tampon nëse është i prekur me COVID në mënyrë urgjente. “Niko si kalove, me dëgjo se e kam urgjente … me duhet me bo një tampon me çdo lloj shifre të mundshme, e du urgjent … Le të kërkoj ca te doj, me thuaj ca do, na ja ku i ke, ti coj personin dhe te hyj. Si i bohet? Niko i thotë: Ja të flas me nji matrapaze që kena aty. Menjëherë me pas personi nen hetim Niko Nika telefonon Eda Myftarin të ciles i thotë: Degjo, me bo nji tampon me pagesë, e bejmë dot neser, dhe sa ti them. Eda i thotë: Po bëhet pra, se ti e di shumë mir që bëhet, ca më pyet kot … ik tani flasim nesër.