Arrestohet Naim Ismajli, babai që dyshohet se vrau djalin e tij në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet Naim Ismajli, babai që dyshohet se vrau djalin e tij në Podujevë

    Insajderi
    13 June 2022 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndodhur një vrasje e rëndë në Podujevë. Gazeta Insajderi ka mësuar se babai ka shtënë më armë zjarri (kallash) në drejtim të djalit të tij i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.

    Gazeta mëson se Naim Ismaili është babai që dyshohet se la të vdekur djalin e etij pasi gjuajti me armë zjarri në drejtim të tij.

    Ndërsa viktima, siç mëson Insajderi është Erdonit Ismajli.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas informative të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

    “Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Agron Borovci, zëdhënës i policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark