Një kosovarë me nënshtetësi zvicerane me inicialet P.A – i lindur në Gjilan, është arrestuar sot në aeroportin “Adem Jashari” nga Policia e Kosovës, pasi dyshohej për “kontrabandim me migrantë”.
Siç njofton Policia e Kosovës, personi që dyshohet për kontrabandim të migrantëve është kërkuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare.
“Për personin e dyshuar ka ekzistuar dyshimi i bazuar se i njëjti kohë më pare ka kryer vepër penale “Kontrabandim me Migrantë”, vepër penale kjo e sanksionuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 170 të“, thuhet në njoftimin e PDK-së, raporton Insajderi.
Pas konfiskimit të dokumentacioneve, Agjencioni Kosovar i Forenzikës ka bërë ekzaminimin e tyre dhe të njëjtat kanë rezultuar të falsifikuara.
Me urdhër të Prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë. /Insajderi.com