Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës 26-vjeçari që tentoi ta digjte një market në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës 26-vjeçari që tentoi ta digjte një market në Mitrovicë

    Insajderi
    18 September 2025 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 26-vjeçar i identifikuar me inicialet Ç.B., i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

    Ai dyshohet se më 18 gusht 2025 ka hedhur një shishe me lëndë ndezëse në një market në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicën e Jugut.

    Pas arrestimit, Ç.B. është intervistuar nga autoritetet dhe me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.

    “Arrestimi i të dyshuarit :  Ç. B., 26 vjeçar shtetas i republikës se Kosovës është bërë në aeroportin e Prishtinës pasi i njëjti pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim i dyshuar për veprën penale -Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm  ku dyshohet për hedhje te një shishe me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur me 18 gusht 2025, ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut”, thuhet në njoftimin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark