Arrestohet në flagrancë i dyshuari për grabitje në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në flagrancë i dyshuari për grabitje në Prishtinë

    Insajderi
    24 July 2025 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 16:00, Policia ka pranuar një informacion për një grabitje të ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

    I dyshuari u arrestua në flagrancë në vendin e ngjarjes, kështu ka konfirmuar Enis Pllana, Zyrtar për Informim për Kryeqytetin.

    “Sot rreth orës 16:00, është pranuar informata për një grabitje, në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prishtinë.
    I dyshuari është arrestuar duke u kapur në flagrancë”,
    tha ai.

    Ai shtoi se aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark