500 euro i ka pranuar një instruktor për t’i ndihmuar një personi për dhënien e provimit te patentshofer, bejnë të ditur burime të Insajderit.
Rastin e ka konfirmuar edhe Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë
“Eshtë ndaluar një person për marrje ryshfeti dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar per 48 ore”, tha Nikqi.
Ky operacion po udhëhiqet nga Prokurori Ersan Qavolli.