Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë në Gjilan lidhur me veprat penale Fajde dhe Detyrim.
Ai u prangos të hënën, ndërsa ishte në kërkim pasi policia nuk e kishte gjetur në shtëpi të premten që shkoi gjatë aksionit ku u arrestuan dy të dyshuar të tjerë.
Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, tha për Insajderin se i arrestuari i tretë është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se veprat penale janë kryer gjatë vitit 2023 dhe 2024.