Arrestohet në Itali një kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim droge, pritet të ekstradohet në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Itali një kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim droge, pritet të ekstradohet në Kosovë

    Insajderi
    31 March 2025 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia italiane ka arrestuar një kosovar në portin Dorik të Ankonës së Italisë përgjatë një kontrolli sistematik ndaj pasagjerëve që vinin nga Shqipëria. Shtetasi kosovar ishte në kërkim ndërkombëtar, si dhe kishte një dënim nga Gjykata Themelore e Gjakovës.

    Mediumi italian Virgilio raporton se në bazë të informacioneve të publikuara në faqen e policisë italiane, i dyshuari ka tentuar t’i shmanget kontrollit, përcjell Insajderi.

    Personi ishte në kërkim ndërkombëtar për arrestim provizor për qëllime ekstradimi nga Kosova, për trafikim droge.

    Urdhri është lëshuar më 6 prill të vitit 2021 nga Gjykata Themelore e Gjakovës. I dyshuari ende pritet të përballet me dënim maksimal prej 12 vitesh.

    Kosovari i dyshuar është dërguar në burgun Montacuto në pritje të ekstradimit në Kosovë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark