Një grua shtatzënë dhe një burrë, të dytë nga Shqipëria janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi janë gjetur 700 gramë heroinë.
Çifti ishin duke udhëtuar edhe me një fëmijë 3 vjeçar dhe janë ndaluar në portin e Italisë.
Heroina i është gjetur gruas shtatzënë. Ajo e kishte fshehur drogën në një kuti në të cilën gjendeshin gjësende të fëmijës dhe vet gruas, raportojnë mediat në Itali.
Çifti është arrestuar dhe gjendet në paraburgim teksa fëmija është dërguar në Entin Social.
Ata jetonin në Napoli të Italisë për ku besohet të ketë qenë e destinuar shitja e heroinës./Insajderi.com