Arrestohet në Jarinjë një kosovar, dyshohet se kontrabandonte tre shtetas të Nepalit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Jarinjë një kosovar, dyshohet se kontrabandonte tre shtetas të Nepalit

    Insajderi
    09 April 2025 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare të Jarinjës nën dyshimin për përfshirje në kontrabandim me migrantë.

    Sipas raportit zyrtar të policisë, i dyshuari është ndaluar mbrëmjen e 8 prillit rreth orës 20:00, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij janë hasur tre shtetas të huaj nga Nepali (dy meshkuj dhe një femër).

    Gjatë kontrollit, në veturë është gjetur dhe sekuestruar edhe një rrethatore për fishekë si dhe një telefon celular që dyshohet të ketë qenë i përdorur për veprimtarinë ilegale.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërsa migrantët janë trajtuar nga njësia policore për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark