Arrestohet në kufi me Serbinë, ky është eprori policor që dyshohet se bartte sekrete nga Kosova tek BIA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në kufi me Serbinë, ky është eprori policor që dyshohet se bartte sekrete nga Kosova tek BIA

    Insajderi
    17 July 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai ishte duke shkuar drejt pikës “Dheu i Bardhë” që ndanë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë.

    Bojan Jevtić, epror i lartë me gradë në Policinë e Kosovës, që kishte qasje në informacion të rëndësishëm e sekrete shtetërore, por kishte edhe zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës, është arrestuar nga njësitet speciale të enjten paradite, raporton Insajderi.

    Arrestimi i tij u krye në operacionin e përbashkët mes Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Inspektoratit Policor që po punonin nën urdhëresat e Prokurorisë Speciale.

    Arrestimi është pasuar me bastisje në disa lokacione, përfshirë edhe zyrën e tij, e ku janë sekuestruar edhe pajisje elektronike që PSRK-ja beson që do t’i shërbejnë për të vërtetuar dyshimin që ai bartte sekrete shtetërore të Republikës së Kosovës në Serbi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark