Arrestohet në kufi personi i dyshuar për krime lufte, dyshohet për vrasjen e 25 civilëve në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në kufi personi i dyshuar për krime lufte, dyshohet për vrasjen e 25 civilëve në Gjilan

    Insajderi
    15 September 2025 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person me inicialet D.N. është arrestuar të hënën në pikëkalimin kufitar në Dheu i Bardhë, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

    Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.

    I dyshuari D.N., sipas hetimeve paraprake, dyshohet se gjatë periudhës 13 prill – 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në komunën e Gjilanit.

    Prokuroria ka bërë të ditur se pas arrestimit, D.N. është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij do të kërkohet masë e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark