Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës

    Insajderi
    01 May 2025 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar në Morinë një 41 vjeçarin nga Kosova që po kërkohej për “Vrasje në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

    “Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore me qëllim   goditjen e paligjshmërive në kufi  dhe për kapjen e personave  të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.”

    Bëhet fjalë për H.L. me banim në Deçan.

    “Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.”

    Ai ishte në kërkim nga autoritetet austriake.

    “Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake  kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje” Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark