Arrestohet në Pejë personi që bënte thirrje për sulm terrorist – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Pejë personi që bënte thirrje për sulm terrorist

    Insajderi
    14 April 2017 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një person, i cili përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për sulm terrorist.

    I arrestuar është Rakip Abdyli nga Opoja, por me vendbanim në Pejë, njofton RTV Dukagjini.

    Policia ka shtuar kontrollet rreth kishave dhe manastireve, kurse, kryeministri Isa Mustafa dje ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

    Iinstitucionet janë në alarm për shkak “të rrezikut nga sulme të mundshme terroriste” dhe për shkak të “krizave politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”.

    Edhe Ambasada amerikane iu ka sugjeruar qytetarëve të saj në Kosovë që të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve. Ndërkaq edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka rritur numrin e stafit kujdestarë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark