
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia, i cili ishte dënuar për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi është kryer mbrëmë, si pjesë e aksioneve të vazhdueshme për kapjen e personave të kërkuar dhe të dënuar për vepra penale.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj nga veprimet e marra nga njësitë e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, mbrëmë është arritur arrestimi i personit të kërkuar: B. B.C, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2.6 vite burgim për veprën penale Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi”, ka njoftuar policia.
Tutje, policia bën të ditur se i njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.