×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Prishtinë Arben Lamçja, i shumëkërkuari për vrasjet me pagesë

    Insajderi
    04 August 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësiti FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë arrestuar në lagjen “Emshir” të Prishtinës Arben Lamçjën.

    Burime të Gazetës Insajderi kanë thënë se i arrestuari nënshtetas i Shqipërisë është i kërkuar për vrasje me pagesë, Arben Lamçja.

    Bashkë me të, është arrestuar edhe një person tjetër, sipas këtyre burimeve.

    Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri. GJKKO me kërkesë të SPAK, falë këtij operacioni, ka lëshuar një urdhërarrest për 30 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Lamçja. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark