Departamenti i Policisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme, ka arrestuar një person të dyshuar për ‘’trafikim të qenieve njerëzore.
Veç tjerash në raport thuhet se është identifikuar edhe viktima e rastit në fjalë, njofton Policia e Kosovës.
Përsoni i dyshuar tani më i arrestuar me inicialet F.B. (viti i lindjes 1989), dyshohet të ketë transportuar viktimën femër (viti i lindjes 2001) nga Republika e Shqipërisë duke e detyruar atë të kërkoj lëmoshë nëpër rrugët e ndryshme të Kosovës.
Pas identifikimit viktima është strehuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.
I dyshuari me vendim të prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore thuhet në raportin e policisë.