Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i dyshuar se qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale fajde, shkruan Insajderi.
“Sektori i Hetimeve Rajonal në Prizren si rezultat e një punë mirë të organizuar hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelor në Prizren me datën 07.11.2024 ka arrestuar të dyshuarin D.Sh. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar)“, thuhet në njoftim.
Sipas policisë gjatë hetimeve është arritur që të gjenden prova se i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit duke e ngarkuar viktimën me kamatë.
I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë.