Arrestohet nën dyshimin për “falsifikim të dokumentit publik” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet nën dyshimin për “falsifikim të dokumentit publik”

    Insajderi
    07 December 2016 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia e hetimeve të krimeve ekonomike dhe korrupsionit në rajonin e Ferizajt pas hetimeve të kryera ka arrestuar të dyshuarin V.Z. (1986) lidhur me dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Falsifikim  i  dokumentit  publik” dhe “Legalizimi i  përmbajtjes  së  pavërtetë”.

    “Personi i dyshuar (V.Z.) dyshohet se ka falsifikuar certifikatën e pronës publike me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të një prone (objekti) në Ferizaj, duke shpallur si pronare të kësaj prone një qytetare ( M.C) serbe shtetase e Serbisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia thotë se i njëjti person dyshohet se ka falsifikuar autorizimin noterial sipas të cilit ai kishte të drejtë ta shiste pronën dhe përfaqësonte në çdo raport juridik pronaren e lartcekur femër serbe.

    “Prona në fjalë së bashku me objektin janë nën menaxhim të AKP-së dhe vlera e së cilës konsiderohet se është mjaft e lartë”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore./Insjaderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark