Arrestohet nën dyshimin për vjedhje të kabllove elektrike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet nën dyshimin për vjedhje të kabllove elektrike

    Insajderi
    13 April 2016 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar në 24 orët e fundit në Kosovë 23 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

    Një nga ta është arrestuar në fshatin Reqan të Komunës së Prizrenit, pasi dyshohet se më 28 mars të këtij viti ka vjedhur kallo elektrike “me ç’rast staza për ecje e përdorur nga qytetaret në gjatësi rreth 200 metra pronë e KK Prizren  ka mbetur pa ndriçim elektrik”, njofton policia.

    I dyshuari i kombësisë boshnjake është dërguar për mbajtje me urdhër të prokurorit.

    Në 24 orët e fundit, policia njofton se janë shënuar edhe 51 aksidente trafiku, por në asnjë rast nuk ka pasur të vdekur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark