Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i kërkuar nga Gjykata Themelore për veprën penale vjedhje e rëndë. 17-vjeçari E.V., ishte dënuar me dënim burgimi prej 1 viti, derisa pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.