Policia në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar një person për posedim të paautorizuar të armëve.
I dyshuari 18-vjeçar me inicialet F. H. posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, policia ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kralan-Gjakovë dhe se në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.