Arrestohet një 21-vjeçar në Shëngjin, lëvizte i armatosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 21-vjeçar në Shëngjin, lëvizte i armatosur

    Insajderi
    19 July 2025 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin policor i koduar “Siguria”, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë në zonat e frekuentuara gjatë sezonit veror.

    Sipas njoftimit të policisë, një 21-vjeçar është arrestuar në Shëngjinë në bazë të këtij operacioni, nën dyshimin se lëvizte në shëtitoren e plazhit, i armatosur me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje.

    Atij i janë sekuestruar arma e zjarrit automatike tip “Scorpion”, municion luftarak, dy celularë, një automjet dhe një motomjet që i përdorte 21-vjeçari.

    “Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në të dhënat e siguruara për një shtetas që lëvizte me armë zjarri, në Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Siguria”. Gjatë operacionit, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. V., që po mbante një armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark